Përkrahësit e lëvizjes punk gjatë viteve ’70 në Londër (VIDEO) NULL NULL 01.06.2016 22:30 01.06.2016 22:30 Në vitet 1970 filloi një lëvizje e re e quajtur punk, e cila në vetvete paraqiste një ndjenjë të zhgënjimit dhe një ndjenje apatie ndaj vetë shoqërisë. Ata persona që e identifikonin veten si “punkera” ishin kryesisht të rinjtë e papunë, transemton Klan Kosova. Ata që me të vërtetë e kishin përfaqësuar këtë lëvizje dalloheshin nga pamja, për shembull shumë prej tyre bënin të njëjtin grim e visheshin njëjtë. Por ajo që i dallonte ata më shumë se sa veshja ishte qëndrimi i tyre. Ata besonin në anarki dhe sipas tyre qeveria dhe institucionet kishin shumë të meta. Për më shumë mund t’i shikoni videon këtyre personave që para katër dekadave e përkrahnin rrymën punk. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.