Përkeqësohet gjendja e nxënësit që u rrëzua në një shkollë të Vitisë NULL NULL 06.04.2023 18:16 06.04.2023 18:16 Të mërkurën në shkollën fillore “28 Nëntori” në fshatin Sadovinë e Jerlive të Vitisë, një nxënës i moshës 8-vjeçare është rrëzuar nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore. Nxënësi fillimisht ishte trajtuar në Gjilan, por më pas është transferuar në Prishtinë, për shkak të lëndimeve serioze. Klan Kosova nga bisedat me familjarë të viktimës mëson se pas një intervenimi në QKUK, gjendja e 8-vjeçarit është përkeqësuar. Rasti ka ndodhur pasi fëmija ka qenë duke qëndruar në shkallët e korridorit në momentin kritik kur është rrëzuar nga një lartësi prej tri metrash. Kujtojmë se shkolla fillore “28 Nëntori” është ndërtuar para 10 vjetësh. Gjithmonë sipas familjarëve, drejtoresha e shkollës disa herë i ka bërë kërkesë komunës që të intervenojë për ta parandaluar rrezikun, mirëpo të njëjtit nuk kanë reaguar. “Mbrëmë kur ka hyrë në operim, djali ka qenë me vetëdije dhe pa asnjë shenjë të problemeve me frymëmarrje. Gjatë operimit, mandej iu është komplikuar gjendja në mushkri edhe pse operimin kanë qenë duke e kryer në këmbë”, ka thënë një familjar i 8-vjeçarit për Klankosova.tv. Sipas tij, nga e mërkura në mbrëmje, 8-vjeçarin janë duke e mbajtur me anestezion. Gjithnjë sipas këtij familjari, mjekët nuk po u japin shumë informacione. Por ai tha se atyre iu është kërkuar që të japin gjak. klankosova.tv
Kosova Gruda (PDK): Qeveria Kurti e emëroi dhe po e mban kundërligjshëm kryeinspektorin e Punës 2 months