“Përjetësisht me NATO, përjetësisht mirënjohës dhe falënderues” NULL NULL 24.03.2019 16:39 24.03.2019 16:39 Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se NATO është akronimi më i përzemërt për shqiptarët pas akronimit UÇK-së. “ Sulmet e NATO-së në hapësirat e ish Jugosllavisë, dhe veçanërisht mbi Serbi, bënë të mundur ndaljen e një makinerie primitive shfarosëse, tè udhëhequr nga një regjim kriminal”. “ SHBA-të dhe vendet tjera anëtare të Aleancës, nuk mund të lejonin që ekzistenca e një populli paqedashës, i gatshëm të sakrifikoj gjithçka për liri dhe pavarësi. Bota demokratike nuk mund të lejonte serbët, të vazhdonin të fyenin vlerat e civilizimit dhe dinjitetin njerëzor”. “ Edhe sot e kësaj dite, pas 20 viteve, dallimi mes Serbisë dhe vendeve tjera në rajon është ai, që sikurse themelimi i NATO-së, ne investojmë në ushtri në funksion të ruajtjes së paqes dhe përkrahjes së vlerave njerëzore, për derisa Serbia investon duke besuar se atë çfarë kishte nisur me Slloveni, Kroaci, BeH, Kosovë, është një ‘punë’ e lënë në gjysmë! Përjetësisht me NATO, përjetësisht mirënjohës dhe falënderues!”, shkruan Pacolli në Facebook. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 17/03/2024