21:05, 7 Korrik 2020

Kreu i PD, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me mjeke dhe specialiste të departamentit të shëndetësisë në PD, mbi situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Kryeopozitari akuzoi qeverinë se është dorëzuar dhe nuk po merr asnjë masë parandaluese duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

Basha tha se sot është jetik testimi horizontal i personelit dhe pacientëve për të gjurmuar dhe izoluar të infektuarit.

Sipas Bashës, dështimi i qeverisë reflektohet me numrin në rritje të të prekurve dhe spitaleve që janë kthyer në vatra infeksioni./ A2 CNN

Konkurs Pune

Lexo më shumë