Përhapet zjarri në Prizren, mund të paraqesë rrezik për qarkullim të automjeteve NULL NULL 23.09.2023 19:27 23.09.2023 19:27 Zjarri i cili ka nisur nga djegia e barit të thatë dhe shkurreve, tashmë është përhapur në përmasa të mëdha në Prizren. Kështu ka njoftuar për Klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi. Sipas tij, kjo mund të paraqesë rrezik për qarkullim të automjeteve në rrugën Prizren-Reçan. “Ju informojmë se zjarri i raportuar më herët në Prizren, nga i cili fillimisht janë djegur bar i thatë dhe shkurre, tani zjarri ka kapluar edhe pjesën e pishave dhe është në përmasa më të mëdha dhe mund të paraqesë rrezik për qarkullim të automjeteve në rrugën Prizren- Reçan”, ka thënë ai. “Zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes, por deri në këto momente nuk kanë mundur ta lokalizojnë zjarrin. Për rastin janë informuar polici hetues si dhe prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar të iniciohet rast incident zjarri”, ka theksuar Bytyçi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Krasniqi: Naim Murseli ka besuar se e krijon alibinë e një heroi që i shpëton fëmijët 4 orë më parë