22:41, 21 Janar 2020

Telat e shtyllës elektrike kanë marrë flakë afër disa shtëpive në rrugën “Njazi Bajraktari”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10 sipas banorëve që janë shqetësuar nga flaka e papritur që është përhapur në këtë lagje, njofton Klan Kosova.

Ekipet e emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe më pas është ndërprerë edhe rryma elektrike.

Sipas banorëve që kanë dërguar edhe disa video në Klan Kosova nuk ka mbetur i lënduar askush nga ky incident.

Konkurs Pune

Lexo më shumë