21:37, 16 Maj 2019

Kriza politike është në kulmin e saj, ndërsa opozita thotë se nuk do të lejojë zgjedhjet lokale pa largimin e kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit në emisonin Opinion , tha se akuzat e dala nga përgjimet nuk nxjerrin konkluzione për vjedhje votash nga qeveria.

“Nuk ka përgjime të certifikuara nga askush, ka përgjime të dala që në dijeninë time ka një hetim për sekretin hetimor. Këto përgjime të dala janë në shkelje të sekretit hetimor. Unë nuk jam përgjegjës për hetimet, pyesin prokurorët. Asnjë gazetar e asnjë media nuk kanë detyrë të mbajnë sekrete, por nga prokuroria ka përgjegjës, ata që i kanë nxjerrë. Në bazë përgjimesh nuk mund të nxirren konkluzione”, theksoi Rama për dosjen 339.

“Nuk është bërë asnjë hetim nga prokurori i çështjes, këtë e di nga deklarata zyrtare. Pyetja është a mundet dot një vend të pushtohet nga këto sallatë fjalësh. Nuk mundet kurrë që një opozitë ti thotë qeverisë ti duhet të ikësh nga këto përgjime. Unë nuk kam të drejtë të thërrasë asnjë prokuror, prokuroria duhet të hetojë këdo që hyn në zonën e saj të veprimtarisë kaq. Asnjëherë nuk kam dalë dhe të kem folur në mënyrë të tillë që të kem influencuar.

“Nuk merrem fare me këto, nuk është puna ime. Detyra imë është të bëjë punën time, detyrë e ngarkuar me Kushtetutë. Kjo është një detyrë e një pushteti tjetër, që nuk është ekzekutiv. Nëse ju më thoni që përdorimi nga ana e opozitës me numra, 397, 222 dhe nxjerrja nëpër portale dhe nëpër media që ky i tha ky kështu dhe nxjerrja e këtyre kjo tregon se opozita nuk ka asnjë argument. Fakti që kemi 10 minuta, keni thirru këtu kryeministrin e Shqipërisë dhe bashkërisht flasim mbi një histori të stërmadhuar me propagandë të përditshme dhe ju bini pre e një propagande ku gjërat janë shumë të thjeshta. Nëse e marrim të mirëqenë, që unë se marr të mirëqenë, kjo çështje nuk ka asnjë lidhje fare me marrëdhëniet e qeverisë me opozitën. Nëse opozita e ka këtë shqetësim, jepen prova, nëse për prova të pakundërshtueshme tregohen këto muhabete me copa…” theksoi më tej Rama/ Opinion.al/

Konkurs Pune

Lexo më shumë