Lajmet e fundit

Kanë nisur përgatitjet për Marshin për Drejtësi “Liria Ka Emër”, i cili pritet të mbahet në Shkup nga ora 18:00.
Ky marsh synon të përcjellë një mesazh të fuqishëm për drejtësi dhe liri, ndërsa pjesëmarrësit pritet të bashkohen për të shprehur mbështetjen e tyre.


Gazetarja e televizionit Klan Kosova, Altiana Zogaj, ka dërguar pamje nga përgatitjet nga Shkupi, ku shihen se tanimë njerëzit kanë filluar t’i mbushin rrugët.

Pjesë në këtë marsh janë edhe ish ushtarë të UÇK-së.