Përgatitjet në Vatikan – bëhen gati rrobat për papën e ri (VIDEO) NULL NULL 02.05.2025 13:03 02.05.2025 13:03 Kardinalët do të tubohen më 7 maj për ta zgjedhur papën e ri dhe ky është një zhvillim që e presin në ethe jo vetëm besimtarët romanë katolikë. Ka edhe të paktën dy familje ikonike në Itali, të cilat, janë në stres më të theksuar për dicka, që lidhet me atë datë, dhe pontifin e ri. Mançinellët dhe Gamarellët janë rrobaqepës dhe ata tradicionalisht kanë punuar veshmbathje për papët, kardinalët dhe krejt vargun e klerikëve katolikë. Ata janë të stresuar sepse ende nuk ka trokitur kush në dyert e tyre për të porositur veshjen e kreut të ri Vatikanit. E kjo është dicka që ndodh për herë të parë që gati gjysmë shekulli. Duke parë këtë situatë, Roberto mancinelli, që ka veshur klerikë qysh nga vitet 60 të shekullit të kaluar, ka bërë gati, pa i thënë kush, veshjet e reja të papës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Avokati i qytetarit që u rrah nga polici: Gjendjen e ka të rëndë, ka pësuar fraktura 16/06/2025
Kosova “Edhe kuzhinierët na kanë rrahë”, si u torturuan shqiptarët në Masakrën e Dubravës? (VIDEO) 16/06/2025
Lajme Irani i drejtohet Këshillit të Sigurimit të OKB-së: Izraeli po kërcënon sigurinë globale 16/06/2025