Lajmet e fundit
Një nga traditat e vjetra vazhdon të ruhet në Mitrovicë.
Ajo e përgatitjes së pestilit, një produkt tradicional që vazhdon të pëlqehet edhe jashtë Kosovës.
Familja Hasani nga ky qytet po e ruan këtë traditë, duke përpunuar deri në pesë tonë kumbulla gjatë sezonit.
Për emisionin “Weekend”, familja ka treguar se një pjesë e prodhimit shitet në Kosovë, ndërsa pjesa tjetër dërgohet te bashkatdhetarët jashtë vendit.
“Tri kilogramë kumbull del një kavanoz pestil. Është produkt tradicional, bio dhe pa sheqer”, tregoi pronari i familjes./Klankosova.tv
Ndiqni intervistën e plotë: