16:38, 19 Prill 2019

Sot në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë është mbajtur ushtrimi fushor, ku pjesëmarrës kanë qenë zjarrfikësit, policia dhe ekipe mjekësore të Kryqit të Kuq.

“Ushtrimi fushor “Reagimi i përbashkët 2019”, në të cilin janë simuluar tri incidente, një tërmet që gjoja kishte prekur shkollën e fshatit ku kishte edhe të lënduar, një incident zjarri dhe një aksident me të lënduar”, njofton komuna, transmeton Klan Kosova.

“Në këtë ushtrim ku kanë qenë të përfshirë një numër i institucioneve dhe pjesëmarrësve,  kanë marrë pjesë edhe nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës së fshatit, si dhe banorë të lagjeve ku është mbajtur ushtrimi. Ky ushtrim është mbajtur me qëllim të testimit të kapaciteteve vepruese dhe operacionale të shumë institucioneve, organizatave por edhe komunitetit, në raste të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera”.

“Nga vlerësimet e para të drejtuesve të institucioneve që kanë qenë të përfshira, konfirmohet se ushtrimi i ka arritur qëllimet e veta derisa analizë e detajuar e këtij ushtrimi do të bëhet në javën e ardhshme”, bën të ditur drejtori i Mbrojtjes dhe Shpëtimit në Komunën e Vushtrrisë, Bajrush Kosumi.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë