Përfundon takimi Erdogan-Pence në Ankara NULL NULL 17.10.2019 17:20 17.10.2019 17:20 Një takim gati dyorësh ka përfunduar midis presidentit turk Recep Tayyip Erdogan dhe zëvendëspresidentit të SHBA-së Mike Pence në kryeqytetin turk Ankara. Të dy u takuan në Kompleksin Presidencial dhe folën për një orë e 40 minuta, njofton Klan Kosova. Pas bisedimeve me dyer të mbyllura, filloi një takim midis delegacioneve turke dhe amerikane. Pas mbledhjes së tyre nuk kishte ndonjë deklaratë zyrtare, por zyrtarët e SHBA thanë që Pence dhe delegacioni i tij ishin dërguar për të diskutuar operacionin antiterror turk që filloi javën e kaluar në veri të Sirisë dhe çështje të tjera, shkruan AA. Pence mbërriti në Ankara më herët sot duke udhëhequr një delegacion përfshirë edhe Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova INPO publikon raportin, “Procesi i prokurimit dhe menaxhimi i kontratave në 20 komuna të Kosovës” 12 minuta më parë
Lajme Gjykata e OKB-së urdhëron Izraelin të mundësojë rrjedhjen e lirshme të ndihmave në Gaza 46 minuta më parë