Përfundon renovimi i amfiteatrit të Pallatit të Rinisë NULL NULL 27.02.2024 19:18 27.02.2024 19:18 Amfiteatri Pallati i Rinisë Kanë përfunduar punimet për renovimin e amfiteatrit të Pallatit të Rinisë. Njoftimi u bë nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku. “Tani kemi një hapësirë të transformuar dhe kushte të përmirësuara për aktorët dhe publikun e Teatrit Kombëtar të Kosovës”, tha Çeku. Çeku tha se këtë hapësirë po e shijojnë ekipi i shfaqjes “Kamarja e turpit” nga Ismail Kadare, produksion të cilit po i prijnë Kushtrim Koliqi e Doruntina Basha. “Vazhdojmë me përkushtim punën për konsolidimin e infrastrukturës kulturore në vend”, theksoi i pari i MKRS-së transmeton Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.