Përfundon protesta e sotme, ftohet edhe opozita që të bashkohet në të radhës NULL NULL 05/09/2018 05/09/2018 Pak momente më parë ka përfunduar protesta e shoqërisë civile ku u kërkua shkarkimi i kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, për herë të tretë. Përveç kërkesës për dorëheqjen e tij u kërkuara edhe të bëhet Vetting në sistemin e drejtësisë si dhe të ndalohet presidenti Hashim Thaçi me propozimin e tij për korrigjim të kufirit me Serbinë. Anëtarë të shoqërisë civile dhe qytetarë kanë kërkuar që në protestën e radhës të bashkohen edhe të gjitha subjektet politike opozitare, njofton Klan Kosova. Imer Mushkolaj para protestuesve tha se vetëm me protesta mund të ndalohet Thaçi me idenë e tij për korrigjim kufijsh. Përveç kësaj ai ka thënë se me protesta edhe duhet të kërkohen zgjedhjet e reja parlamentare.