Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përfundon protesta e PSD-së kundër marrëveshjes së Ohrit (VIDEO)

NULL NULL
25.03.2023 14:25

15:40 – Policia e Kosovës: Protesta është zhvilluar e qetë dhe pa ndonjë incident

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se protesta e thirrur nga PSD-ja ka përfunduar e qetë dhe pa ndonjë incident.

Sipas njoftimit, protestuesit kanë marshuar nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te ndërtesa e qeverisë, ku aty kanë realizuar disa aktivitete.

“Protesta është zhvilluar e qetë dhe pa ndonjë incident, protestuesit kanë marshuar nga sheshi ‘Zahir Pajaziti’ deri te ndërtesa e qeverisë. Aty janë realizuar disa aktivitetet të protestuesve, të cilat janë realizuar pa ndonjë incident”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës tha se me njësitet e saja ishte e angazhuar për të siguruar mbarëvajtje të protestës, në mënyrë që ajo të kalojë pa ndonjë incident, që pjesëmarrësit në protestë të shprehin qëllimin e tyre në mënyrë demokratike.


15:19 – Përfundon protesta e PSD-së kundër marrëveshjes së Ohrit

Ka përfunduar protesta e Partisë Socialdemokrate të Kosovës, e cila u organizua për të kundërshtuar marrëveshjen e Ohrit.

Përmbylljen e saj e ka bërë kryetari i PDS-së, Dardan Molliqaj, duke i falënderuar protestuesit për pjesëmarrjen, përcjell Klankosova.tv.

Në këtë protestë u përdorën mjetet piroteknike në drejtim të qeverisë si dhe u ngritën disa flamuj të bardhë, si shenjë e dorëzimit të kësaj qeverie.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.


15:04 – Molliqaj: Albini ia ka ndërruar mbiemrin vetes, është Albin Zajednica

Kryetari i PDS-së, Dardan Molliqaj, ka folur para protestuesve, në protestën e organizuar nga kjo parti, për të kundërshtuar marrëveshjen e Ohrit.

Ai ndër të tjera është shprehur se Albini ia ka ndërruar mbiemrin vetes dhe siç u shpreh ai, është “Albin Zajednica”.

“Albini ia ka ndërruar mbiemrin vetes, nga Kurti, Albini sot e ka mbiemrin Zajednica dhe është Albin Zajednica”, u shpreh ai.

Molliqaj tha se kanë hedhur tym të zi para qeverisë, për shkak se ajo paraqet zymtësi, përcjell Klankosova.tv.

“Unë besoj që refuzimi i marrëveshjes së ripërcaktimin të kufijve, duke e etiketuar Shtëpinë e Bardhë, duke e përjashtuar Luginën e Preshevës dhe në anën tjetër duke e pranuar Zajednicën në vilën e Titos nuk është e rastësishme, sepse kur e refuzon ripërcaktimin të kufijve, automatikisht e refuzon bashkimin, ndërsa kur e afirmon Zajednicën, s’ka si, përpos që me afirmu nostalgjinë ndaj Titos”.

“Prandaj, ajo që tani po bëjmë është tym i zi, sepse ne vlerësojmë që kjo qeveri, ia ka zymtësu perspektivën e Kosovës dhe prandaj ftojmë qytetarët që të jenë vigjilentë dhe të kundërshtojnë këtë marrëveshje e cila paraqet zymtësi. Kjo është fytyra e vërtetë e Albin Kurtit”, u shpreh tutje ai.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.


14:57 – PSD-ja ngre para qeverisë flamujt e bardhë (VIDEO)

Partia Socialdemokrate e Kosovës e Kosovës po proteston kundër marrëveshjes së Ohrit, ku edhe ka hedhur mjete piroteknike në drejtim të qeverisë.

Ata gjithashtu kanë vendosur edhe flamujt e bardhë aty, si shenjë për dorëzimin e qeverisë, përcjell Klankosova.tv.

Më poshtë mund të shihni momentin e vendosjes së flamujve të bardhë nga PSD-ja:

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.


14:43 – PSD-ja hedh mjete piroteknike në drejtim të qeverisë (VIDEO)

Ka filluar protesta e Partisë Socialdemokrate të  Kosovës, për të kundërshtuar marrëveshjen e Ohrit.

Ata kanë hedhur mjete piroteknike në drejtim të qeverisë, duke krijuar kështu tym të madh.

Më poshtë mund t’i shihni pamjet e Klan Kosovës:

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.


14:25 – Nis protesta e PSD-së kundër marrëveshjes së Ohrit (VIDEO)

Tashmë ka filluar protesta e organizuar nga Partia Socialdemokrate e Kosovës.

Kjo protestë po bëhet me qëllim për të kundërshtuar marrëveshjen e Ohrit, përcjell Klankosova.tv.

Pjesë e kësaj proteste është deputeti i PDK-së, Hisen Berisha dhe dy anëtarët e NISMË-s, Zafir Berisha dhe Endrit Shala.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.