Përfundon pjesa e parë: Barcelona – Bayern Munchen 0:0 NULL NULL 06.05.2015 20:23 06.05.2015 20:23 Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes gjysmëfinale të Champions League mes katalonasve dhe bavarezëve. Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes gjysmëfinale të Champions League, Barcelona – Bayern Munchen. Të dyja palët patën raste të mira për të shënuar, ndonëse Barcelona dominoi. Suarez dhe Neymar kishin dy raste në fillim të ndeshjes. Lewandowski u kundërpërgjigj në minutën e 18 për bavarezët. Në anën tjetër, Messi në minutën 21 pati rastin të shënojë, por nuk e qëlloi golin. Suarez rrezikoi me kokë në minutën 26 pas një harkimi nga këndi. Manuel Neuer ishte shpëtimtari i Bayern në këtë pjesë të lojës duke pritur disa raste të qindpërqindta për shënim. ==================================================================== Trajneri Luis Enrique ka vendosur që të startojë me këta lojtarë. Barcelona: Ter Stegen, Dani Alves, Pique, Masherano, Jordi Alba, Rakitic, Busquets, Iniesta, Neymar, Messi dhe Suarez. (Zëvendësues: Xavi Hernandez, Pedro Rodriguez, Rafinha, Claudio Bravo, Marc Bartra, Adriano dhe Thomas Vermaelen). Kurse Pep Guardiola përballë katalonasve ka vënë: Bayern Munchen: Neuer, Rafinha, Boateng, Benatia, Bernat, Lahm, Xabi Alonso, Thiago, Schweinsteiger, Muller dhe Lewandowski. (Zëvendësues: Dante, Javier Martinez, Claudio Pizarro, Gianluca Gaudino, Mario Goetze, Pepe Reina dhe Mitchell Weiser). *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.