Përfundon pa gola pjesa e parë çerekfinale mes PSG-së e Bayernit NULL NULL 05.07.2025 18:53 05.07.2025 18:53 Foto: AP Ka përfunduar pa gola pjesa e parë në mes PSG-së dhe Bayern Munichut në çerekfinalen e Kupës së Botës për Klube. Ekipi i parë që e rrezikoi portën kundërshtare ishte PSG-së, ku Desire Doue e gjeti vetën në minutën e 3-të në një pozicion të mirë Brenda zonës, por gjuajtja e tij shkoi jashtë portës. Vetëm 15 minuta më vonë, Khvicha Kvaratskhelia gjuajti fort, por goditja e tij ishte jashtë kornizës, ndërsa në minutën e 27-të, Donnarumma me një pritje të jashtëzakonshme e ndali gjuajtjen e Olises për t’ia mohuar golin, njofton Klankosova.tv. Në fund të pjesës së parë, dominimi ishte i tëri i Bayrenit, të cilët shënuan një minutë para fundit, por gjyqtari e anuloi golin për pozitë jashtë loje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 4 days