Përfundon pjesa e parë e konferencës për lansimin e Fondit Sovran NULL NULL 07.05.2023 13:48 07.05.2023 13:48 Me dy grupet punuese është mbajtur pjesa e parë e konferencës së Fondit Sovran, ku u tregua se çka është bërë deri tash për institucionin i cili është afër krijimit. Ngjarja është organizuar nga Zyra e Kryeministrit dhe Fondacioni Friedrich Ebert, ku morën pjesë edhe shumë ekspertë vendorë e të huaj. Kryeministri Albin Kurti tregoi se ndërmarrjet publike si Trepça do të kalojnë nën menaxhimin e këtij fondi, derisa përmendi edhe të mirat që sjell ai sipas tij. Për funksionimin e Fondit Sovran, foli edhe koordinatorja e tij, Rrezarta Pllana, e cila tha se ai do të jetë institucion zhvillimor që ndër të tjera do të menaxhojë asetet shtetërore. Pas fjalës së panelistëve, pjesëmarrësit patën mundësinë të bëjnë edhe pyetje.