Përfundon gara evropiane për Dritën NULL NULL 26.02.2026 21:06 26.02.2026 21:06 Skuadra gjilanase, Drita, ka pësuar edhe humbjen e dytë në përballjen me Celjen e Sllovenisë në kuadër të play-offit të Ligës së Konferencës. Me rezultat të njëjtë sikurse edhe në ndeshjen e parë, 3-2, u mposht për t’u kthyer në shtëpi. Vendësit shënuan dy gola të shpejtë në pjesën e parë, por lojtarët e Dritës arritën të ngushtojnë epërsinë në 2-1 në minutën e 26-të. Megjithatë, në 45 minutat e para, sllovenët shënuan sërish për 3-1. Në pjesën e dytë, Dabiqaj shënoi për të ngushtuar sërish epërsinë, por që ky gol doli të jetë edhe i fundit i shënuar në këtë ndeshje. Kështu, gara evropiane u mbyll në Celje për Dritën. /Klankosova.tv