Përfundon Festivali “Hasi Jehon” NULL NULL 28.11.2021 09:49 28.11.2021 09:49 Me ndarjen e çmimeve ka përfunduar mbrëmë nata e tretë, nata finale e edicionit të 32 të Festivalit “Hasi Jehon”. Juria e përbërë nga Sami Piraj (kryetar i Jurisë), Asim Canolli, Hysen Dida, Dilaver Kryeziu dhe Muhamet Lushaj ka bërë ndarjen çmimeve tradicionale të Festivalit. Samir Piraj, kryetar i Komisionit tha në fjalën e tij se “Festivali ka arritur që të trajtojë probleme më esenciale të vlerave të trashëgimisë shpirtërore dhe asaj muzikore”. “Edhe ky edicion është spikatë me shumë karakteristika që e shenjëzojnë si një ngjarje të shënuar kulturore. Natyrisht, e ka pas shumë vështirë të qëndroj në ballë të problemeve të cilat janë praktikisht të pranishme në jetën tonë siç është Covid 19 dhe problemet tjera. Megjithatë ka shumë karakteristika që e shenjëzojnë si Festivalin unikat tash për tash në Kosovë dhe ky eveniment, kjo ngajrje kulturore shpresoj që të jetë pjesë e ruajtjes insttitucionale të trashëgimisë shpirtërore dhe materiale. E them për shumë arsye dhe njëra ndër to është organizimi kaq dinjitoz i Ansamblit “Malësori” si gjenerator faktikisht realizues i këtij Festivali në krye me kryetarin Haziz Hodaj” tha Sami Piraj. Ai në vazhdim i shpalosi çmimet: Çmimin “Malësori” e fitoi Ansambli “Çeta e Profetëve” nga Kruma e Hasit Çmimi “Malësorja” iu nda për Ansamblin “Deçani” nga Deçani Çmimi “Lahuta” iu nda Ansamblit “Bresana” nga Bresana Çmimi “Nazmije Totaj” iu nda këngëtares Mamure Belaj nga Kaçaniku Ritali më objektiv Ansambli “Bresana” nga Bresana Grupi më i dalluar i rapsodëve nga “Hajvalia” nga Hajvalia Kostumet autoktone “Deçani” nga Deçani Koreografia më e mirë Ansambli “Bajram Curri” Prishtinë Grupi më i mirë i vallltarëve “Anamorava” Viti Dyshja më e mirë e valltarëve dyshja e Ansamblit “Deçani” nga Deçani Vallatarja më e mirë Rilindë Gjonbalaj “Vuthaj” Mal i Zi Valltari më i mirë Fahri Musa nga Ansambli “Anamorava” Viti Rapsodi më i dalluar Përparim Brati nga Kruma Orkestra më e dalluar “Bajram Curri” Prishtinë Instrumentisti i dalluar I takon Muharrem Dibrës nga Kruma e Shqipërisë *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 28/03/2024
Kino dhe Teatër Nga sot në Teatrin Kombëtar fillon shfaqja "Kopshti i Hijeve", tregohet historia e familjes Bogujevci 28/03/2024