Përfundon faza e parë e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve NULL NULL 6 days më parë 6 days më parë Fitore në fazën e parë të çerekfinaleve kanë arritur të sigurojnë, Paris SG, Chelsea, Real Madrid dhe Manchester City. Parisienët kanë fituar me rezultat 2 me 3 kundër Bayern, fitoren ua siguroi Mbappe me golin e tij në minutën e ‘68, goli i tij erdhi 8 minuta pas golit të Muller që e ndihmoj Bayern ta barazoi rezultatin mirëpo gëzimi i Bayern nuk zgjati shumë. Festë nuk pati fare nga radhët e Portos, sepse ata pranuan dy gola nga Mount në minutën e ‘32 dhe Chilëell në minutën e ‘85, loja përfundoi me rezultat 0 me 2 në favor të londinezëve. Fitore të lehtë gjeti edhe Real Madrid si vendas, ku mbrojtja e brishtë e Liverpool pranoi tre gola, dy prej tyre të dhënë nga Viniciunes në minutën e ‘27 dhe ‘65 dhe një prej Asensio në minutën e ‘36 . Golin e nderit për Liverpool e dha Salah. Ndërsa betejën që nuk kishte fitues të sigurt deri në minutën e fundit ishte ajo e Manchester City me Dortmund ku pas barazimit në minutën e ‘84 me ndihmë të Reus, mirëpo qytetarët e Guardiolës e përmbysën rezultatin në minutën e ‘90 me golin e Fondes që arriti të ua siguroi fitoren Manchester Cityt. Faza e dytë e çerekfinaleve luhet me 13 dhe 14 prill.