Përfundon çereku i dytë, Kosova pesë pikë mbrapa Maqedonisë NULL NULL 13.09.2018 21:20 13.09.2018 21:20 Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen basketbollistike mes Kosovës dhe Maqedonisë, e vlefshme për kualifikimet në EuroBasket. Kosova nuk është treguar edhe shumë e suksesshme gjatë kësaj pjese, meqë është duke ndjekur rezultatin në të dy çereket. Mbrojtja e ekipit tonë është duke çaluar dhe maqedonasit janë duke e shfrytëzuar mjaft mirë këtë gjë. Lis Shoshi në çerekun e dytë ishte njëri nga lojtarët kryesorë, pasi mbyllte hapësira që mund ta dënonin Kosovën si dhe është duke shënuar pikë për të. Maqedonia është në avantazh 5 pikë dhe mbetet të shihet nëse Kosova është në gjendje për të kthyer rezultatin në favor të saj. Ekipi i Kosovës gjendet në një grup me Maqedoninë dhe Rumaninë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.