Përfundojnë hetimet ndaj Salih Mustafës, pritet fillimi i gjykimit (VIDEO)

Përfundojnë hetimet ndaj Salih Mustafës, pritet fillimi i gjykimit (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Tershana 1 month më parë

Në seancën gjyqësore ndaj ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sali Mustafa në Gjykatën Speciale, të enjten u diskutuan edhe detajet e fundit para se të nis procesi gjyqësor.

Prokuroria e Specializuar ka bërë të ditur se i ka përfunduar hetimet dhe se është gati për nisjen e gjykimit.

Gjyqtari i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, në këtë seancë dha urdhër që mbrojtja e Salih Mustafës duhet ta dorëzojë dosjen paraprake deri më 16 prill.

Por, kjo datë nuk ishte e përshtatshme për avokatin e Mustafës i cili kërkoi që ky afat të shtyhet.

“Do të sugjeroja ta shtynim këtë afat më tutje në kohë, por përpara afatit për dosjen paraprake, po ta vendosja unë, do të doja të kërkoja ta shtynim më 16 prill meqë është për dosjen paraprake nëse mund ta kalojmë me datën 30”, tha Julius Von Bonne.

Aktakuza e ish-eprorit të UÇK-së Sali Mustafës, i cili akuzohet për krime lufte, është konfirmuar më 12 qershor 2020 dhe i njëjti është arrestuar më 24.

klankosova.tv