Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përfundojnë gërmimet në varrezat e Matit, nuk gjendet asnjë mbetje mortore

NULL NULL
11.05.2023 15:00

Kanë përfunduar gërmimet në varrezat e lagjes Mati në Prishtinë, ku po kërkohej për mbetjet mortore të dy trupave të shqiptarëve të zhdukur gjatë luftës.

Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur i Republikës së Kosovës ka thënë se nuk është gjetur asgjë në të dy lokacionet ku është gërmuar.

“Kanë përfundu gërmimet në varrezat e Matit. Gërmimet janë zhvilluar për të gjetur dy trupa që dyshohet se u takojnë të zhdukurve në luftë”, ka thënë Gara për Klankosovatv.

“Nuk është gjetur ende asgjë. Por, planifikohet që gjatë ditëve në vijim të kthehemi te i njëjti lokacion pas trajtimit të disa informacioneve shtesë, me qëllim të evitimit të gabimeve”.

“Gërmimet në këto varreza po bëhen me kujdes të shtuar. Gërmimet do të bëhen edhe në Podujevë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.