Përfundojnë dy ndeshjet e para të xhiros së 28-të - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përfundojnë dy ndeshjet e para të xhiros së 28-të

NULL NULL
nga Andi Shabani 08.04.2023 16:59

Kanë përfunduar dy ndeshjet hapëse të xhiros së 28-të në Albi Superligën e Kosovës.

E të dy sfidat nuk kanë dhënë fitues pasi ndeshjet u mbyllën në barazim.

Në Gjilan, Drita luajti 1-1 me Trepçën`89.

Të parët që shënun ishin vendasit përmes Besnik Krasniqit i cili realizoi nga penalltia.

Ekipi mitrovicas barazoi me anë të Egzon Fazliut.

Ndërkohë ndeshja Ballkani – Malisheva u mbyll 2-2.

Të katër golat u shënuan në pjesën e dytë.

Për ekipin suharekas golat i shënuan Van-Dave Harmon dhe Edvin Kuç kurse për Malishevën realizuan Ronald Soboëale dhe Agron Bruqi.