Lajmet e fundit

Pjesëmarrja e ulët e grave dhe rinisë në fushën e bujqësisë mbetet sfidë, sipas Forumit Ekonomik të Grave, në diskutimin e së martës në Prishtinë.
Me më shumë gra në ekonomi, sipas tyre, rritet aktiviteti dhe konkurrueshmëria, raporton Klan Kosova.
Anise ka ngecje në këtë drejtim, ministrja e Ndërmarrësisë Mimoza Kusari-Lila, shtoi se nuk shfrytëzohet krejt potenciali i zonjave.
Përkrahja për to është e nevojshme edhe sipas organizatave ndërkombëtare.
E nga zyra e Caritasit zviceran u tha se fokus është rritja e përqendrimit të grave në bujqësi.
Në fund u theksua se dikasteret qeveritare dhe komunat duhet punojnë më shumë për fuqizimin e kësaj kategorie. /Klankosova.tv