Përfshihet nga zjarri një autobus në Tiranë NULL NULL 10.04.2023 18:06 10.04.2023 18:06 Është përfshirë nga zjarri një autobus në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë. Bëhet e ditur se autobusi i përketë linjës së Institutit dhe zjarri ka ndodhur rreth orës 16:50. Policia bën të ditur se dyshohet që zjarri është aksidental, raporton TCh, transmeton Klankosova.tv. “Me datë 10.04.2023, rreth orës 16:50, në rrugën “Dritan Hoxha”, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht në pjesën e motorrit, autobusi i linjës së Institutit, me drejtues shtetasin S. A. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse. Personat që ndodheshin në autobus kanë dalë nga autobusi dhe nuk ka asnjë të dëmtuar”, thuhet në njoftimin e policisë. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
Kosova Drejtuesit e Malouf flasin për bashkëpunimin me Comodita: Produktet janë të standardeve amerikane (VIDEO) 13/04/2023