Përfshihen nga zjarri disa zona të fshatit Temeqinë dhe Ngucat të Malishevës NULL NULL 07.07.2025 16:54 07.07.2025 16:54 Janë përfshirë nga zjarri disa zona të fshatit Temeqinë dhe Ngucat të Malishevës. Këtë për Klankosova.tv e ka bërë të ditur zyrtarja e lartë për media dhe marrëdhenie me publikun, Vlera Krasniqi, e cila njoftoi se zjarrfikësat kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit. “Sot me datë 07 korrik 2025 kemi pranuar informatën që në fshatet Temeqinë dhe Ngucat në Komunën e Malishevës në 3 zona janë përfshirë nga zjarri”. “Njësitë relevante të Policisë dhe Zjarrfikësat kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit, si dhe për garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe pronës së tyre”, thuhet tutje në konfirmim./Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpëtohen një shqiptar dhe një turist gjerman, u helmuan nga një bimë në Malin e Korabit 5 orë më parë