9:48, 4 Nëntor 2017

Scott Brooks, trajneri i Washington Wizards e ka quajtur LeBron James një nga lojtarët më të mirë në histori të basketbollit, pasi ky i fundit shënoi 57 pikë për ta mposhtur Washingtonin në shtëpi të vet.

James dhe Cleveland janë rikthyer me fitore pas katër humbjeve radhazi në këtë fillim të kampionatit që nuk po shkon aq mirë.

130-122 ishte rezultati i ndeshjes, ku përveç 57 pikëve, LeBron James dha 7 asiste dhe kapi 11 topa në tabelë.

Në ndeshjet e tjera të NBA u shënuan këto rezultate:

Philadelphia 76ers – Indiana Pacers 121-110
Orlando Magic – Chicago Bulls 83-105
Detroit Pistons – Milwaukee Bucks 105-96
Atlanta Hawks – Houston Rockets 104-119
New York Knicks – Phoenix Suns 120-107
San Antonio Spurs – Charlotte Hornets 108-101
Dallas Mavericks – New Orleans Pelicans 94-99
Utah Jazz – Toronto Raptors 100-109
Denver Nuggets – Miami Heat 95-94
Oklahoma City Thunder – Boston Celtics 94-101
Los Angeles Lakers – Brooklyn Nets 124-112.

klankosova.tv

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë