Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përfitoi 60 mijë euro nga organizimi i bixhozit, kërkohet paraburgim për gjakovarin

NULL NULL
10.08.2022 16:19
burgu
burgu

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga gjykata ndaj të pandehurit F.M., për veprat penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

I pandehuri F.M., nga data e pavërtetuar e deri më 02 gusht 2022, në një kafene në Gjakovë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete dhe duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për Ndalimin e Lojërave të Fatit, organizon dhe merr pjesë në zhvillimin e veprimtarisë së lojërave të fatit – baste sportive, ku nga bastet e luajtura nga Sh. H., i pandehuri përfiton para në shumën prej 60.000 (gjashtëdhjetë mijë) euro, njofton Klankosova.tv.

Gjithashtu, i pandehuri F.M., më parë e deri më 09 gusht 2022, pa autorizim, ka mbajtur armë dhe municion në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, ku të njëjtat i janë konfiskuar nga ana e policisë.

Prokurori i rastit, ndaj të pandehurit F.M., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.