Përfitimet shëndetësore të ekspozimit ndaj diellit - Klan Kosova

Përfitimet shëndetësore të ekspozimit ndaj diellit

NULL NULL
4 months më parë

Ekspozimi i njerëzve dritës së diellit, konsiderohet të jetë vendimtar për mirëqenien tonë.

Shëndeti mendor dhe fizik mbështetet duke parë dritën përmes syve, e cila më pas transmetohet në të gjitha pjesët e trupit.

Qëndrimi ulur në diell në baza ditore, ka më shumë përfitime sesa thjesht të ndihmojë në rritjen e niveleve të vitaminës D, transmeton Klankosova.tv.

Sasia e duhur e ekspozimit në diell varet nga lloji i lëkurës, mosha, historia e shëndetit, dieta juaj dhe sigurisht vendi ku jetoni.

5 deri në 15 minuta janë të shkëlqyera nëse doni të korrni përfitime të shumta, por duke mos harruar të lyheni me kremin kundër diellit dhe të vendosni syze.