Përfitimet shëndetësore nga pirja e çajit të xhenxhefilit NULL NULL 27.05.2023 21:30 27.05.2023 21:30 Çdo ndryshim i stinës mund të ndikojë në shëndetin tuaj dhe të çojë në dhimbje të fytit apo çrregullime të tretjes. “Çaji djegës dhe i ëmbël i xhenxhefilit është përzierje e përsosur që ju duhet për shëndetin tuaj”, ka thënë mjeku indian, Dixa Bhavsar. Sipas tij, çaji i xhenxhefilit ndihmon në qetësimin e fytit tuaj, në heqjen e dembelizmit, djegien e dhjamit të barkut, në zvogëlimin e dhimbjeve të barkut për shkak të gazit, në rritjen e tretjes, në uljen e fryrjes së barkut, si dhe përmirëson imunitetin, shkruan Indianexpress, përcjell Klankosova.tv Përbërësit që nevojiten për përgatitjen e këtij çaji janë: 1 xhenxhefil i copëtuar 1 gotë ujë Lëng limoni Mjaltë Metoda Ziejeni xhenxhefilin në ujë për 5-7 minuta, pastaj shtoni lëngun e limonit, dhe në fund pasi çaji të marrë temperaturën e dhomës ose të jetë i vakët, jo përderisa është i nxehtë, ia shtoni mjaltin. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.