Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përfitimet që Dokufest ia sjell Prizrenit (VIDEO)

NULL NULL
12.08.2021 20:41

Ka vazhduar të mbahet Festviali Ndërkombëtar i Filmit “DokuFest” në Prizren.

Producentja e këtij festivali, Alba Çakalli, njofton se interesimi i mysafirëve nga vende të ndryshme për këtë festival është tejet i madh, njofton Klan Kosova.

“Si hotelet, restorantet, si shtëpitë private që ne bashkëpunojmë me ta, janë të stërmbushura, reagimi i pjesëmarrësve është tejet pozitiv”, ka thënë ajo.

Sipas Çakallit, kësisoj qyteti i Prizrenit po përfiton shumë edhe financiarisht.

E një prej sektorëve që po përfiton është edhe hoteleria. Pronarët thonë se po akomodojnë numër të lartë të personave.

Ndërkaq për mysafirët nga vendet e rajonit, çmimet që ofrohen në Prizren, nuk janë të kushtueshme.

Kronikë nga Gresa Nitaj.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.