18:01, 5 Shtator 2019

Kosova pas pesë ditësh do të luajë një nga ndeshjet më të rëndësishme të saj.

Në ishullin britanik, Anglia do të jetë nikoqiri i Dardanëve, shkruan Transfermarkt përcjellë Klan Kosova.

Por dallimi te dy skuadrat në vlerën aktuale të futbollistëve është shumë i madh.

Kombëtarja e Kosovës me pesë mungesa të futbollistëve kryesor, tashmë vlen afro 41.5 milionë euro.

Te Kosova me disa mungesa bazë, vlerën më të lartë e ka mbrojtësi, Florent Hadërgjonaj së bashku me Valon Berishën të cilët vlejnë së bashku 14 milionë euro.

Ndërsa pas tyre vjen Bersant Celina me vlerë 5 milionë.

Konkurs Pune

Lexo më shumë