10:43, 3 Qershor 2019

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur më 30 Maj 2019 në Prishtinë ka marrë vendim që Përfaqësuesja A e Kosovës, ndeshjet e fazës së tretë të para-kualifikimeve për Eurobasket 2021 t’i zhvillojë në Mitrovicë.

Bordi i FBK-së e ka anuluar vendimin e datës 25 Prill 2019 që ndeshjet të luhen në Rahovec dhe kështu ka vendosur që më 7 dhe 14 Gusht Kosova ndaj Britanisë së Madhe dhe Luksemburgut të luajë në “Minatori”.

Raundi i tretë i para-kualifikimeve për Eurobasket 2021 do të zhvillohet prej 3 deri më 21 gusht, transmeton Klan Kosova.

Fituesi i grupit do ta sigurojë një vend për në kualifikime për Eurobasket 2021.

“Në ditët në vazhdim Federata e Basketbollit të Kosovës, KB Trepça dhe Komuna e Mitrovicës do t’i diskutojnë të gjitha detajet e organizimit të ndeshjeve me kriter të FIBA-s, të cilat kërkojnë punë dhe angazhim të të gjitha palëve të përfshira në këtë proces”.

“KB Trepça dhe Komuna e Mitrovicës tashmë janë dëshmuar si nikoqirë dhe organizator të shkëlqyeshëm, pasi që fazën kualifikuese për Eurobasket 2017, Përfaqësuesja e Kosovës e pati zhvilluar pikërisht në palestrën “Minatori” kundër Sllovenisë, Ukrainës dhe Bullgarisë”.

Orarin e Përfaqësueses së Kosovës mund ta gjeni më poshtë:

Grupi G:

3 Gusht 2019 Luksemburgu – Kosova
7 Gusht 2019 Kosova – Britania e Madhe
14 Gusht 2019 Kosova – Luksemburgu
17 Gusht 2019 Britania e Madhe – Kosova

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë