Përfaqësuesit e Luginës këmbëngulin që Thaçi ta zhvillojë një vizitë atje - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përfaqësuesit e Luginës këmbëngulin që Thaçi ta zhvillojë një vizitë atje

NULL NULL
10/09/2018

Përfaqësuesit politikë nga Lugina e Preshevës kanë takuar në Prishtinë sot, presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Ndër të tjera, Thaçi i është kërkuar që ta zhvillojë këtë vizitë, njofton Klan Kosova.

“Sa i përket vizitës së presidentit ne e ftuam atë për vizitë. Është pak modest edhe me përgjegjësinë që të mos kërkojë nga Serbia që t’i lejohet hyrja në Luginën e Preshevës. Unë mendoj se gjithë Kosova nuk është Hashim Thaçi, por Hashim Thaçi është President i Kosovës, kështu që ne kemi dëshirë të vini në Preshevë dhe të bëni kërkesën për këtë nëse duhet – nuk ka të keqe –  ne kemi dëshirë ta kemi presidentin atje pasi është simbolikë e një faze të re”, ka thënë kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi.

“Nëse ka një Serbi demokratike qysh po paraqitet, atëherë nuk flet asgjë kundër të kemi një president të një shteti ku negociohet në Bruksel të një territorin që është nën administratën serbe, sikur Vuçiq që ka qenë në Kosovë dje”.