Përfaqësuesit e Klubit të Prodhuesve të Kosovës marrin përkrahje nga Mustafa NULL NULL 28.05.2020 19:24 28.05.2020 19:24 Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Besian Mustafa priti sot në takim përfaqësuesit e Klubit të Prodhuesve të Kosovës me të cilët ka diskutuar për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e prodhimtarisë bujqësore, pas gjendjes së krijuar në vend nga Covid-19. Gjatë takimit, Mustafa i ka njoftuar ata me masat që ka ndërmarrë MBPZhR-ja për tejkalimin e sfidave të paraqitura në këtë sektor, si dhe me mundësitë që ofrojnë programet mbështetëse të ministrisë për agrobizneset vendore. “Në vazhdimësi gjatë kësaj periudhe kam përcjellë zhvillimet në sektorin prodhues dhe përpunues, duke parë sfidat me të cilat po përballen dhe jemi munduar që përmes masave mbështetëse të ofrojmë përkrahje për agrobizneset vendore në zgjerimin dhe fuqizimin e veprimtarive prodhuese dhe përpunuese”. Përfaqësuesit e Klubit të Prodhuesve të Kosovës kanë falënderuar ministrin Mustafa për gatishmërinë e tij për bashkëpunim dhe përkrahjen e ofruar për sektorin prodhues dhe përpunues në vend. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 1 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 2 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 3 orë më parë