Lajmet e fundit

Motoristët e MotoKlubit “Veteranët e UÇK-së” - Zona Operative e Nerodimes dhe të Unionit Shqiptar të Motoçiklistëve kanë mbërritur në Prishtinë, pasi janë nisur nga Vërmica në kuadër të një marshi solidarizues.
Pas arritjes në Prishtinë, një përfaqësues i MK “Veteranët e UÇK-së” iu drejtua pjesëmarrësve, duke thënë se do të vazhdojnë të mbështesin protestat që po organizohen në Kosovë në lidhje me vendimin dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
“Jemi mbledhur këtu që të solidarizohemi me protestat që po mbahen anë e mbanë Kosovës, siç ishin të premten në të gjitha qytetet e Kosovës, dhe çdoherë që po mbahen në Prishtinë në ora 21:00. Kështu që, sado që vazhdojnë këto protesta, do të jemi në mbështetje, kundër padrejtësive që iu janë bërë liderëve tanë të UÇK-së”, tha ai.
Përfaqësuesi i motoristëve kërkoi nga institucionet e Kosovës që të ndërmarrin hapat e nevojshëm lidhur me këtë çështje.
“Dëshirojmë që sa më shpejt të mblidhen institucionet e Kosovës, të marrin hapat e duhur dhe t’i nxjerrim sa më shpejt ata nga burgu i Hagës”, u shpreh ai./Klankosova.tv