Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përfaqësuesi amerikan në NATO këmbëngul se ‘SHBA-ja nuk do të shkojë askund’

NULL NULL
24.06.2025 13:01
Foto: AP

Përfaqësuesi i përhershëm i SHBA-së në NATO, Matthew Whittaker, tha se samiti i Hagës është “një moment historik, ndoshta një nga momentet më të rëndësishme në historinë e kësaj Aleance”, të cilin ai shpreson se do të çojë në “një rilindje të industrive tona të mbrojtjes, si këtu në kontinentin evropian ashtu edhe në Amerikën e Veriut”, shkruan The Guardian, transmeton Klankosova.tv.

“Kjo forcë është ajo që do të sjellë paqe për brezat që do të vijnë, sepse askush nuk do të dëshirojë të ngatërrohet me NATO-n dhe Aleancën”.

Whittaker thotë se shpreson të shohë tranzicionin drejt Evropës duke marrë përgjegjësinë kryesore për sigurinë e Evropës, por thekson se “SHBA-ja nuk do të shkojë askund”.

“E kam thënë shumë herë, dhe e di që më keni dëgjuar ta them, Shtetet e Bashkuara do të jenë një aleat i besueshëm, dhe siç e shihni, dhe siç e keni parë gjatë disa ditëve të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë aftësi të caktuara që ju dëshironi që një aleancë t’i ketë”

Lidhue me përfshirjen e SHBA-së në NATO, ai shton:

“Nuk kemi qenë kurrë më të angazhuar, kjo është çështja.Shtetet e Bashkuara nuk do të shkojnë askund. Ne presim që aleatët tanë evropianë të dalin përpara për të qenë partnerë të barabartë me ne në aleancë dhe përsëri, ajo forcë, me të gjithë ne të 32 aleatët është ajo që do ta sjellë atë paqe, por Shtetet e Bashkuara janë këtu për të qëndruar”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.