17:13, 15 Mars 2019

Një delegacion i Listës Serbe është takuar sot në Prishtinë me Ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnet.

Siç raporton Tanjug, të dy palët janë pajtuar që tarifa 100% ndaj produkteve të Serbisë, duhet të shfuqizohet në mënyrë që të vazhdojë dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit, transmeton Klan Kosova.

Nga Lista Serbe të pranishëm në takim kanë qenë kryetari Goran Rakiq dhe nënkryetari Igor Simiq.

Më tej thuhet se me anë të veprimeve të dhunshme dhe të njëanshme nuk mund të zgjidhen çështjet e hapura mes dy vendeve.

Në takimin mes Kosnet dhe përfaqësuesve të këtij subjekti politik është diskutuar dhe për situatën e tanishme në Kosovë.

Konkurs Pune

Lexo më shumë