Perezi i dërgon letër mbështetjeje Gavit pas lëndimit NULL NULL 21.11.2023 16:52 21.11.2023 16:52 Gavi pësoi një lëndim të rëndë me Spanjën ndaj Gjeorgjisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian. Ai do të jetë jashtë fushave deri në nëntë muaj për shkak të këtij dëmtimi, duke humbur me gjasë edhe Evropianin që do të mbahet nga qershori i vitit të ardhshëm. Për mesfushorin e Barcelonës shumë figura brenda futbollit dhe jashtë i kanë dërguar mesazhe përkrahje. Ndër ta është edhe presidenti i Real Madridit, Fiorentino Perez, i cili i ka përcjellur një letër, duke i ofruar mbështetje, transmeton Klankosova.tv. Këtë e ka konfirmuar Cadena Cope, një gjest që Real Madrid e konsideron të përbashkët mes rasteve të ndryshme të këtij lloji që ndodhin në botën e futbollit dhe në të cilin tregojnë se mbi të gjitha ka moral sportiv. Në këtë mënyrë konfirmohet se mes Real Madridit dhe Barcelonës, përtej një rivaliteti historik sportiv, ajo që bie në sy është respekti i ndërsjellë dhe trajtimi i përzemërt pavarësisht dallimeve që ekzistojnë mes tyre. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.