Perez i thur lavde Ronaldos - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Perez i thur lavde Ronaldos

NULL NULL
02/10/2015
Presidenti i klubit, në një organizim brenda ambienteve VIP të Santiago Bernabeut, i ka thurur lavde asit portugez.

Florentino Perez nuk i ka kursyer fjalët e mëdha për Cristiano Ronaldon, pasi të mërkurën mbrëma portugezi u bë golshënuesi më i mirë në histori të skuadrës.

Dy golat kundër Malmos i dhanë jo vetëm fitoren Realit, por CR7-ës statusin e legjendës tek skuadra mbretërore, duke kaluar kështu një tjetër ikonë, Raul Gonzales Blancon.

Perez tha se Ronaldo është padyshim më i miri në botë dhe legjendë e klubit më të madh në botë.

“Ky stadium është i mbushur me emocione tifozësh. Jemi skuadër që dëshirojmë të arrijmë të pamundurën si edhe Ronaldo. Njëri nga ne e bëri këtë gjë. Që nga ardhja e tij përkushtimi dhe dedikimi i tij kanë qenë të pashoq. Ai gjithmonë lufton që të fitojë”.

“Ronaldo, Reali do të të admirojë dhe të të dojë. Je shembull për ata që duan futbollin dhe për këdo që do të merret me sport. Me lojën tënde ti ke tejkaluar lojtarët më të mëdhenj të Madridit. Emri yt është në mesin e legjendave tjera”.

“Urime Cristiano – lojtari më i mirë në botë, tash golshënuesi më i mirë i Madridit”.