Perez: Do të kthehemi fuqishëm - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Perez: Do të kthehemi fuqishëm

NULL NULL
20/05/2015
Perez premtoi që Real Madrid do të kthehet fuqishëm sezonin e ardhshëm.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, në një konferencë për gazetarë tha se mbretërit do të kthehn pas këtij sezoni dëshpërues.

Të zgjedhurit e Carlo Ancelottit përfunduan sezonin të dytët në La Liga, u eleminuan në finale të Champions League dhe në të 16-ën e finales në Copa del Rey.

Sidoqoftë, Perez, insiston që klubi do të kthehet edhe më i fuqishëm.

“Këtë javë festojmë përvjetorin e ‘Të dhjetës’”.

“Madridi nuk heq dorë, sikur nuk heqin dorë as fansat. Prandaj do të mundohemi të fitojmë ‘Të njëmbëdhjetën’”.

“Real Madridi nuk ka kufinj. Real është ndjenjë, emocion. Ne do të ndajmë këtë në fitoret e ardhshme, në lavdinë e tyre”.

“Janë këto ndenja e parime që na bashkojnë. Është nevoja e të qenurit më të mirët e botës”.

Mbretërit përfundojnë sezonin me ndeshjen ndaj Getafes në Santiago Bernabeu.