Perënditë në jetën moderne NULL NULL 19/05/2015 19/05/2015 Si do të dukeshin perënditë dhe karakteret tjera të antikitetit nga pikturat klasike nëse shfaqen në botën moderne? Kësaj pyetje iu përgjigj artisti nga Ukraina, Alexey Kondakov. Artisti ukrainas krijoi një seri fotografish me ndihmën e programit Photoshop duke vendosur krejt këto karaktere në vende të zakonshme që ne i vizitojmë çdo ditë. Kondakov tha se është interesante se si këto fotografi i ndryshojnë impresionet tona, madje i japin një kontekst krejt të ri asaj cka ne shohim, transmeton Klan Kosova. “Ata duken elegant dhe mbretëror në pikturat e varura në muze, por kur vendosen në copëzat e jetës moderne, disa prej tyre duken ndryshe, edhe më të afërt” shtoi artisti Kondakov. klankosova.tv
Kosova Kurti për takimin me Vuçiqin: Dialogu të jetë për njohje reciproke, reciprociteti është veprim i shëndosh 20 minuta më parë