Përdoruesit e Facebook ndihmojnë Nepalin NULL NULL 04.05.2015 11:45 04.05.2015 11:45 Tërmeti i fuqishëm që ndodhi në Nepal mori me mijëra jetë njerëzish. Shtete të ndryshme në të gjithë botën kanë ofruar ndihmën e tyre për viktimat e tërmetit në Nepal. Po ashtu edhe disa kompani teknologjike, si Apple, Facebook apo Google, kanë dhënë kontributin e tyre për t’u ardhur në ndihmë familjarëve të gjejnë të afërmit e tyre të zhdukur. Shefi ekzekutiv i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, njoftoi para disa ditësh në faqen e tij zyrtare në Facebook se do të nisin një fushatë speciale për të mbledhur fonde për viktimat e tërmetit të fuqishëm që goditi Nepalin. Në fillim të faqes u shfaq butoni “Dhuro”, ku përdoruesit mund të jepnin ndihmën e tyre me një shumë simbolike. Vetëm dy ditë pas krijimit të këtij butoni, kompania njoftoi se janë mbledhur më shumë se 10 milionë dollarë. Për çdo dollar të dhuruar, Facebook ka shtuar nga 2 milionë dollarë. Rrjetet sociale po bëhen jetike në kohë krize, ku shumë njerëz po përdorin WhatsApp-in, Facebook-un dhe Instagram-in për të kërkuar ndihmën e njerëzve në të gjithë botën që të japin kontributin e tyre. Rrjetet sociale janë edhe një mënyrë e mirë për të ndërgjegjësuar njerëz në të gjithë botën. Facebook krijoi edhe veçorinë “Safety Check”, që lejon njerëzit që jetojnë në zonat e prekura nga tërmeti të tregojnë në profilet e tyre se janë të sigurt, në mënyrë që të informojnë miqtë dhe të afërmit për shëndetin e tyre. Kompania njoftoi se deri tani mbi 7 milionë njerëz në këtë zonë kanë përdorur rrjetin sociale për të treguar se janë gjallë dhe të sigurt. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Sipas një zyrtari amerikan Trumpi ka refuzuar një plan izraelit për të vrarë udhëheqësin iranian 3 days