Përdoren edhe thika gjatë rrahjes në Prizren NULL NULL 14.05.2015 11:39 14.05.2015 11:39 Janë arrestuar tre të dyshuar, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshjeje janë rrahur në mes veti në fshatin Lukinë të Prizrenit. Policia bën me dije se të dyshuarit, gjatë kësaj përleshjeje kanë përdorur mjete të forta dhe një thikë, me ç’rast nga përdorimi i këtyre mjeteve, ata kanë pësuar edhe lëndime të rënda trupore. Të dyshuarit janë dërguar në spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor. Lidhur me rastin policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar një revole “TT” me një karikator dhe tetë (8) fishekë, një thikë dhe një automjet i dëmtuar gjatë përleshjes. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 2 orë më parë