Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përditësimet e fundit të Google Maps

NULL NULL
16.06.2015 19:53
Ndonjëherë vendosni që të shkoni në ndonjë restorant ose lokal, për të ngrënë ose pirë diçka, por kur të arrini atje do ta gjeni të mbyllur. Ky problem nuk do të jetë në të ardhmen, në rast se jeni përdorues i Google Maps.

Përditësimet e fundit të Google Maps tani ju tregojnë nëse lokali, restoranti ose një vend tjetër, ku ju keni dëshirë ta vizitoni, është i mbyllur në momentin kur ju do të arrini.

Google do ju shfaq në ekranin tuaj njoftimin se vendi ku dëshironi të shkoni mund të jetë i mbyllur, por mund t’ju njoftojë gjithashtu me orarin e riphajes së tij.

Përditësimet e fundit janë të disponueshme vetëm për përdoruesit e Android, ndërsa shumë shpejtë do të jenë edhe për ata të iOS.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.