Lajmet e fundit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Akërni të Shqipërisë, ku një 70-vjeçare dyshohet se është përdhunuar dhe grabitur në banesën e saj.
Ngjarja ka ndodhur të shtunën, për të cilën akuzohet 43-vjeçari Fatos Ymeri, i cili banonte në të njëjtën ndërtesë me të moshuarën.
I dyshuari mësohet se ka trokitur në derën e saj dhe pasi është hapur dera e ka goditur sëpatë në kokë ku si pasojë e moshuara ka mbetur pa ndjenja.
43-vjeçari dyshohet se ka kontrolluar banesën ku ka marrë rreth 700 mijë lekë te vjetra.
Policia dyshon gjithashtu se, para se të largohej nga banesa, 43-vjeçari ka kryer edhe marrëdhënie seksuale me dhunë, me 70-vjeçaren.
Pas denoncimit policia ka nisur kërkimin e 43-vjeçarit, i cili dyshohet se është edhe përdorues i lëndëve narkotike./A2Cnn