Përballjet e treta të “Play-off”-it zhvillohen në mesjavë NULL NULL 18.04.2023 14:28 18.04.2023 14:28 Mesjava sjell përballjet e treta të “Play-off”-it që pritet të jenë shumë interesante. Peja është afër finales, pasi në dy takimet e para shënoi fitore ndaj Golden Eagle Yllit. Fillimisht triumfoi në Pejë 85:82, ndërsa në Therandë shënoi fitore 76:86. Në anën tjetër, kampionët duhet të fitojnë tri ndeshje radhazi për të depërtuar në finale. Gjysmëfinalja tjetër është ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Trepçës, ku seria është barazuar në 1:1. Prishtinasit fituan sfidën e parë si vendas 82:70, kurse mitrovicasit fituan në “Minatori” me rezultat 77:68. Skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale. Gjysmëfinalet e treta E mërkurë 20:30 Peja – Golden Eagle Ylli E enjte 20:30 Sigal Prishtina – Trepça