Përballja Kosova-Danimarka nga ora 19.00 transmetohet në Klan Kosova dhe ArtSport

Përballja Kosova-Danimarka nga ora 19.00 transmetohet në Klan Kosova dhe ArtSport

NULL NULL
2 months më parë

Ndeshje e rëndësishme nga basketbolli: Kosova përballet me Danimarkën në ndeshjen kualifikuese për Eurobasket

E diela sportive në platformën numër një në vend do na sjellë edhe një ndeshje spektakolare nga basketbolli. Bëhet fjalë për një duel mes përfaqësueseve të Kosovës dhe Danimarkës në këtë sport të vlefshëm për parakualifikimet në Eurobasketin 2025.

Dueli Kosovë – Danimarkë do të vijë për shikuesit e Artmotion në kanalet Art Sport 1 dhe Klan Kosova me fillim nga ora 19:00 nën komentimin e Agon Fehmiut teksa para fillimit të duelit duke startuar nga ora 18:30 mund ta ndiçni poashtu në të dy kanalet emisionin në prag të ndeshjes me Ulpiana Emrën dhe të ftuarit e saj.

Kosova humbi ndeshjen e parë në Bergen të Norvegjisë andaj një humbje tjetër do të ishte e tepërt dhe “Dardanët e Basketbollit” qysh nga tani do të humbnin shpresat për kualifikim tutje, nga ana tjetër kjo është ndeshja e parë për Danimarkën në këtë cikël kualifikues dhe do mundohen ta nisin siç është më së miri an ipse 4 lojtarët e tyre më të mirë do të jenë mungesa në këtë duel. (Shield, Lundberg, Zohore, Larsen)